Rajon-Botë

Rajon-Botë

Lu falënderon shqiptarët për misionin në Tiranë, zëvendësohet nga Ann Kavalec

Publikuar më 07 Korrik 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Edhe ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, së shpejti do të largohet nga Shqipëria për të marrë një tjetër detyrë prej diplomati.

Lu, u është drejtuar qytetarëve të Shqipërisë me një mesazh, para se të lë mandatin e të parit të SHBA-së në Shqipëri.

"Unë dhe familja ime do të ikim këtë verë dhe e gjejmë mundësinë që t'ju themi të gjithëve faleminderit për mbështetjen, inkurajimin dhe së pari miqësinë tuaj. Ne kur vjen 4 korriku kemi shpesh dëshirë të flasim për lirinë e dua ta mbyll fjalën time me disa nga bëmat e Rosa Parks, e cila refuzoi të ulej në fundin e autobusit: 'Do doja të kujtohem si një person që donte të ishte e lirë, në mënyrë që edhe të gjithë jenë të lirë'", ka thënë Lu.

Donald Lu do të shkojë në Kirgistan si ambasador, ndërsa në Tiranë do të vijë një grua me eksperiencë mbi 30 vjeçare në diplomaci, Kathleen Ann Kavalec.