Rajon-Botë

Rajon-Botë

Këtë javë Samiti i NATO-s në Bruksel, Maqedonia pret ftesë

Publikuar më 09 Korrik 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Gjatë javës në Bruksel do të duhet të mbahet Samiti i NATO-s ku Republika e Maqedonisë pret të marrë ftesë për anëtarësim në Aleancë.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot bashkë me koordinatorin nacional të NATO-s, Stevo Pendarovski do të mbajnë brifing me gazetarë para mbajtjes së Samitit.

Pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, Maqedonia pret të ulet në tavolinë me Aleancën dhe procesi i anëtarësimit të mos zgjasë më shumë se gjashtë muaj. Zëvendëskryeministrja Shekerinska në intervistën e djeshme për REL tha se nuk pret të paraqiten probleme shtesë gjatë vijimit të procesit.

Ajo nuk ka precizuar nëse planifikohen masa konkrete kundër presidentit i cili refuzon të nënshkruajë dekretin e Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë, që është një nga kushtet për anëtarësim në NATO, por ka thënë se ekzistojnë disa opsione. Por, tani për tani janë të koncentruar në referendumin.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në takimin që e kishte me kryeministrin Zoran Zaev nga fundi i qershorit, deklaroi se pret liderët e shteteve anëtar? të Aleancës në Samitin që do të mbahet më 11 dhe 12 korrik të miratojnë vendim për fillimin zyrtar të negociatave për anëtarësim të plotë të Maqedonisë në NATO.

Stoltenberg, mes tjerash ka thënë se nëse marrëveshja për emrin nuk kalon në referendum, vështirë Maqedonia të marrë ftesë për në NATO.