Rajon-Botë

Rajon-Botë

Thirrje për përmbajtje nga dhuna në Zimbabve

Publikuar më 02 Gusht 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Komuniteti ndërkombëtar bëri thirrje për përmbajtje në Zimbabve, një ditë pasi protestat në kryeqytetin Harare midis forcave të sigurisë dhe mbështetësve të opozitës lanë të vrarë tre persona.

Protestat nisën pasi Komisioni Zgjedhor i Zimbabvesë shpalli fituese të shumicës në parlament partinë në pushtet Zanu-PF.

Opozita tha se Zanu-PF ka manipuluar me procesin zgjedhor - i pari që është mbajtur pa përfshirjen e udhëheqësit shumëvjeçar, Robert Mugabe.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u kërkoi politikanëve të Zimbabvesë të ushtrojnë përmbajtje.

Ngjashëm kërkoi edhe ambasada amerikane në Harare, duke thënë se vendi ka pasur një "mundësi historike" për të të ardhme më të ndritshme.

Ministrja e Zyrës së Jashtme britanike, Harriett Baldwin, tha se është "thellësisht e shqetësuar" nga dhuna.

Ministri i Punëve të Brendshme i Zimbabvesë, Obert Mpofu, tha se qeveria nuk do të tolerojë protesta.