Rajon-Botë

Rajon-Botë

Hidhet nga kati i 8-të i banesës gruaja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda

Publikuar më 02 Gusht 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj është hedhur nga pallati. Sipas policisë së Tiranës ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:16, në rrugën "Pashko Vasa".

37-vjeçarja Enkelejda Hallunaj dyshohet të jetë hedhur nga ballkoni i pallatit, nga kati i 8 dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia thotë se po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë një ditë më parë gjyqtarin Dritan Hallunaj. ILDKPKI-ja në raportin e saj thoshte se deklarimi i pasurive të gjyqtarit të Krimeve të Rënda është i saktë, i justifikuar dhe nuk ka fshehje pasurie.