Rajon-Botë

Rajon-Botë

Kandidati i partisë qeverisëse i fiton zgjedhjet në Zimbabve

Publikuar më 03 Gusht 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti Emmerson Mnangagwa i fitoi zgjedhjet presidenciale në Zimbabve, bëri të ditur Komisioni Zgjedhor i këtij vendi.

Me votat e numëruara në të dhjetë provincat, Mnangagwa fitoi 50.8 përqind të tyre, ndërsa udhëheqësi i opozitës, Nelson Chamisa, 44.3 përqind.

Policia i largoi zyrtarët e opozitës nga Komisioni Zgjedhor kur ata i refuzuan rezulatatet.

Mnangagwa shkroi në Twitter se është "i nderuar", ndërsa rezultatin e cilësoi si "fillim të ri".

Mnangagwa, nga partia qeverisëse Zanu-PF, ka marrë detyrën e presidentit nëntorin e kaluar, pas rrëzimit nga pushteti të liderit shumëvjeçar, Robert Mugabe.

Sipas vëzhguesve, me zgjedhjet, Zimbabveja synon të futet në një rrugë të re pas viteve të sundimit represiv.