Rajon-Botë

Rajon-Botë

Meta për kthimin e projektligjeve: S’mund të qëndrojë në heshtje kur ka probleme me parimet kushtetuese

Publikuar më 05 Gusht 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Meta si president, deri më tani ka kthyer tri projektligje për rishqyrtim në Kuvenin e Shqipërisë.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka vizituar sot Shkodrën për një qëllim humanitar.

Ai bashkë me kryetaren e Shkodrës, Voltana Ademi, ka promovuar nismën "Aleanca për Dhurimin e Gjakut".

Meta falënderoi kryetaren Ademi dhe qytetarët e Shkodrës që u bashkuan në këtë nismë humanitare.

"Falënderoj kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi dhe shkodranët e shumtë që me një ndjenjë të lartë humanizmi iu bashkuan sot "Aleancës për Dhurimin e Gjakut.
Duhet të punojmë të gjithë së bashku, në mënyrë të vazhdueshme, për të nxitur kulturën e dhurimit të gjakut dhe për të kontribuar për këtë kauzë jashtëzakonisht humane".

Presidenti u shpreh se edhe të rinjtë tjerë nga e gjithë Shqipëria do të bëhen promovuesit e këtij solidariteti mbarëshoqëror.

"Jam i bindur se jo vetëm të rinjtë dhe të rejat e Shkodrës, por të gjithë Shqipërisë, do të bëhen edhe promovuesit kryesorë të kësaj Aleance dhe këtij solidariteti mbarëshoqëror", shprehet Meta në fund të shënimit në Facebook pas vizitës në Shkodër.

Presidenti ditë më parë kishte kthyer në Kuvend projektligjin e Teatrit Kombëtar dhe tatimit mbi të ardhurat, që ka të bëjë me lojërat e fatit.

Ai iu përgjigj interesit të medias lidhur me kthimin e këtyre dy projektligjeve.

"Për një vit sa jam President , kam kthyer vetëm tri projektligje. Në kthimin e ligjeve ne bazohemi në kushtetutë dhe kemi parasysh interesin kombëtar, kuvendi ka detyrimin t'i rishqyrtojë, të reflektojë ose jo".

I pari i shtetit ka thënë se ai nuk mund të qëndrojë në heshtje kur ka probleme me parimet kushtetuese.

"Presidenti nuk mund të qëndrojë indiferent apo të qëndrojë në heshtje për çështje që krijojnë probleme në raport me parimet kushtetuese", deklaroi ndër të tjera Ilir Meta, president i Shqipërisë.