Rajon-Botë

Rajon-Botë

Gjermania i dhuron Policisë Kriminale në Shqipëri 5 automjete

Publikuar më 07 Gusht 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Zyra Federale Kriminale Gjermane i dhuron 5 automjete Task Forcës Qëndrore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Siç njofton Policia e Shtetit, në ceremoninë e dhurimit të automjeteve ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Gjermanisë Susanne Schütz.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu falënderoi ambasadoren Schütz për ndihëm e vazhdueshme dhe serioze të Policisë Gjermane, dhe theksoi se marrëdhëniet mes dy policie janë mjaft të mira.

Veliaj deklaroi se Policia e Shtetit është e angazhuar në operacionin "Forca e Ligjit", me qëllim goditjen e grupeve kriminale duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët për këtë qëllim.

Ndërkaq ambasadorja Schütz theksoi se kjo nuk është vetëm ndihmë në vlerë materiale, por është tregues i qartë i besimit dhe mbështetjes së vazhdueshme për Policinë e Shtetit.

Delegacioni nga Gjermania dhe ambasadorja Susanne Schütz

Në vijim ajo shprehu bindjen e saj se rezultatet në të ardhmen do të jenë akoma më pozitive në saj të bashkëpunimit të ndërsjellët dhe ndihmës së vazhdueshme nga Gjermania, pasi Shqipëria është një partner shumë i rëndësishëm i këtij shteti.

Kjo ndihmë vjen në kuadër të asistencës që BKA ka dhënë për Task Forcën, në kuadër të kësaj asistence, ishte dhe dhurimi i 5 automjete, me një vlerë totale 70.000 Euro.