Rajon-Botë

Rajon-Botë

Në Slloveni shfaqet një grup i armatosur "në mbrojtje të rendit publik", presidenti Pahor i shqetësuar

Publikuar më 04 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti slloven, Borut Pahor, ka shprehur brengën e tij të hënën pasi në internet u shfaqën pamje të disa pjesëtarëve të maskuar të një grupi të armatosur të udhëhequr nga një politikan ekstremist që kryejnë ushtrime trajnuese.

Ish-kandidati presidencial Andrej Sisko i tha Reutersit se grupi i tij do të sigurojë rendin nëse shfaqet nevoja, duke shtuar se nuk po bën asgjë ilegale - ndonëse e pranon se armët që i përdorin nuk janë regjistruar tek autoritetet sllovene.

Presidenti tha se nuk ka vend për një grup të tillë në një shtet anëtar të Bashkimit Evropian. "Presidenti Pahor thekson se Sllovenia është një vend i sigurt në të cilin nuk ka nevojë e as nuk lejohet që ndonjë person i paautorizuar... ilegalisht të kujdeset për sigurinë e vendit dhe kufijve të tij", ka thënë kabineti i Pahorit përmes një deklarate, transmeton Koha.net.

Fotografi në uebfaqe dhe në mediat lokale shfaqin rreth 50 persona të maskuar me armë të udhëhequr nga Sisko i pamaskuar, i cili fitoi vetëm 2.2 për qind të votave kur garoi vitin e kaluar për president.

Sisko tha se grupi i quajtur "Garda e Stajerskas", i emëruar në bazë të një rajoni në verilindje të Sllovenisë, përbëhet nga "disa qindra persona", duke shtuar se këta janë vullnetarë që "do të sigurojnë paqen dhe rendin publik" nëse nevojitet.

"Policia nuk më ka vizituar deri më tani, por pres vizitën e tyre. Nuk po bëjmë asgjë të gabuar dhe do të ishim edhe më të interesuar që të bashkëpunojmë me policinë", tha Sisko.

Policia tha se janë duke e hetuar rastin.

Sisko ka sulmuar edhe multi-kulturalizmin, duke thënë se vendi duhet të pranojë migrantë vetëm nëse ata e pranojnë kulturën sllovene.