Rajon-Botë

Rajon-Botë

A do t’i bojkotojë zgjedhjet lokale PD?!

Publikuar më 06 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Prej muajsh tashmë retorika e opozitës është fokusuar në lidhjet e krimit mes qeverisë dhe bandave si dhe nevojë për një shkëputje të të dyjave, që sipas demokratëve e LSI-së, po mbajnë vendin peng.

Mbi këtë çështje Basha është shprehur se opozita së shpejti do të dalë me një platformë, e teksa pritja vazhdon, një pyetje mbetet e rëndësishme për t'u bërë në lidhje me aksionin opozitar.

A do të hyjë në zgjedhjet lokale PD e LSI, në kushtet kur opozita vetë akuzon maxhorancën për lidje të drejtpërdrejta me krimin?!

I ftuar në emisionin Fakt në syri.net, Basha i ka dhënë përgjigje kësaj pyetjeve. Më poshtë përgjigja e kryetarit të PD-së:

Megjithëse futemi në zonën e vjeshtës ku janë paralajmëruar protesta, deri tani nuk kemi një datë të saktë. Megjithatë, bashkë me sezonin e opozitës së vjeshtës zoti Basha, kur them opozitës së vjeshtës duket edhe pak simbolikë: një opozitë e ngelur për vjeshtë në objektivin e saj për të rrëzuar Edi Ramën, po afrojnë edhe zgjedhjet lokale me Edi Ramën kryeministër. Këtu dua përgjigje po se jo. Do të futeni në zgjedhjet lokale apo jo?

Shiko, pjesë e problemit është se disa prej marrëdhënieve të tyre të ngushta financiare me qeverinë, ku ju përjashtoj ju dhe disa të tjerë për arsye që nuk dua tu paragjykoj, i bëni gjyqin opozitës në vend që ti bëni gjyqin qeverisë. Opozita është në detyrën e saj. Opozita ka bërë protesta dhe do të bëjë protesta. Do të ofrojë alternativë, do të përgatitet për të konkurruar dhe për të fituar zgjedhjet. Opozita ka përcaktuar prioritetin e saj më madhor që është: Ti japë fund bashkëqeverisjes me krimin dhe kjo nënkupton gjëra të qarta dhe konkrete. Për momentin nënkupton largimin e menjëhershëm të Fatmir Xhafës, Taulant Ballës, Jurges Çyrbjes, të cilët me minimumin e standardeve të vettingut sot nuk do të jenë më as deputetë, por duhet të jenë nën hetim. Sigurisht, ky do të ishte fakti në se nuk do të kishim një prokurori të kapur nga qeveria dhe kjo është arsyeja, pse reforma në drejtësi ka këtu ku është. Sepse është kapur prokuroria. Sepse procesi i vettingut ka kaluar gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, por me mbrojtje politike nga Edi Rama, të cilët bëhen gati ti kthejnë favorin. Dhe sepse si asnjë vend tjetër në planet, jemi pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. Këto janë problemet konkrete për të cilat opozita ka bërë paralajmërimet, denoncimet dhe po paraqet alternativën e saj. Ky është aksioni politik.

Do pranoni të bëhen zgjedhjet lokale me Edi Ramën kryeministër?

Synimi ynë është i qartë dhe prerë: Ti japim fund bashkëqeverisjes me krimin të Edi Ramës. Largimin e kësaj qeverie dhe ti japim njerëzve një zgjidhje politike e cila kalon jo vetëm e thjeshtë përmes zgjedhjeve lokale, por përmes shprehjes së vullnetit të shqiptarëve me zgjedhje të lira e të ndershme, për të pasur një parlament të pastruar nga krimi dhe një qeveri që përfaqëson votën e qytetarëve.

Do futeni në zgjedhjet lokale me këtë hartë dhe me Edi Ramën kryeministër?

Zgjedhjet lokale janë pas 10 muajsh. Ne nisim sot përgatitjet për tu futur dhe për të fituar zgjedhjet lokale, me zgjedhje të lira dhe të ndershme...

Pra nuk ka bojkot...?

... dhe me një qeveri të çliruar nga krimi. Këto janë objektivat tona politikë.

Në të kundërt?

Unë besoj që këto dhjetë muaj do të shihemi prapë apo jo? Fjalën e fundit e do sot se çfarë do ndodhë pas dhjetë muajsh?

A është bojkoti i zgjedhjeve lokale alternativë zoti Basha?

Në tryezën tonë të opsioneve, gjithçka politike është alternativë. Por, në momentin që po më pyesni, Partia Demokratike me aleatët, po përgatiten fuqishëm që të konkurrojnë dhe të fitojnë zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e përgjithshme të mbikëqyrura nga një qeverisje e çliruar nga krimi.