Rajon-Botë

Rajon-Botë

Integriteti territorial - pikënisje drejt anëtarësimit në BE, thotë Merkel

Publikuar më 10 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka shfrytëzuar qëndrimin e saj në Maqedoni që përveç përkrahjes për marrëveshjen Shkup-Athinë dhe referendumit që duhet ta konfirmojë atë, të dërgojë edhe një herë mesazh se Berlini është kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës, shkruan sot "Koha Ditore".

"Nga këndvështrimi i Gjermanisë dhe ai evropian ne kemi një interes të madh në një rajon stabil. Kur e shikoni hartën, e kuptoni që Ballkani Perëndimor është vendimtar për stabilitetin e gjithë Bashkimit Evropian", ka thënë Merkel në Shkup, pas takimit me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev.