Rajon-Botë

Rajon-Botë

Ish-presidenti i Salvadorit dënohet me 10 vite burg për korrupsion

Publikuar më 13 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ish-presidenti i Salvadorit, Elias Antonio Saca u dënua dje me 10 vite burg dhe me rimbursimin 260,7 milionë dollarëve, nga 301 milionë që ishin vjedhur gjatë periudhës kur ai ishte në pushtet mes viteve 2004-09.

"Saca u dënua për shpërdorim të fondeve publike dhe pastrim parash", theksoi Prokuroria e Përgjithshme në Twitter.

"Kjo është hera e parë që një ish-shef shteti salvadorian dënohet për korrupsion", shtoi prokuroria.

Ish-presidenti pranoi fajësinë në mënyrë që t'i ulet dënimi maksimal në 10 vite, nga 25 që ishte.

Ish-sekretari i tij, Elmer Charlaix u dënua gjithashtu me 10 vite burg dhe duhet të kthejë 15 milionë dollarë.

Ish-ministri i Telekomunikacioneve, Julio Rank, ish-presidenti i Kompanisë së Ujërave Publike, Cesar Funes, ish-kreu i Shërbimeve Financiare të Presidencës, Francisco Arteaga dhe Jorge Herrera, ish-funksionar i Thesarit Publik, u dënuan secili me nga pesë vite burg.