Rajon-Botë

Rajon-Botë

Lotaria amerikane nis më 3 tetor, ja gabimet që duhet të shmangni

Publikuar më 29 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Te gjitha ata qe duan te aplikojne per lotarine amerikane duhet te jene shume te kujdesshem ne plotesimin e formularit me gjithe te dhenat qe kerkohen

Ne faqen e vet zyrtare, ambasada amerikane ne Tirane ka dhene udhezimet se si duhet vepruar, si duhet te plotesohet formulari, sa viza jane ne dispozicion dhe gjithcka tjeter per te cilen mund te keni pikepyetje.

"Bëni kujdes nga mashtrimet. Disa faqe interneti apo emaile përpiqen t'ju mashtrojnë duke u prezantuar si faqe zyrtare të qeverisë së Shteteve të Bashkuara"- njofton ambasada.

Periudha e Regjistrimit Elektronik për Lotarinë DV-2020
Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2020 do të rifillojë të mërkurën, më 3 tetor 2018 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 6 nëntor 2018, në mesditë 12:00 Ora Standarte Lindore (EST)(GMT-5).

DV-2020 Udhëzimet në Shqip (PDF - 552 KB)
Sipas Ambasades, aplikantët mund të kryejnë aplikimin elektronik në faqen zyrtare të E-DV, gjatë periudhës së regjistrimit.
Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.
Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.  Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Disa nga pyetjet qe sakteson Ambasada

Cilat jan? kërkesat p?r arsim ose përvoj? pune?
Ligji dhe rregullat e Emigracionit të Shteteve të Bashkuara kërkojnë që çdo aplikant duhet të ketë të paktën një arsim të shkollës së mesme ose ekuivalentin e saj, ose brenda pesë viteve të fundit të ketë dy vjet përvojë pune në një profesion që kërkon përvojë ose trajnim të paktën dy vjet. Një "arsimim i shkollës së mesme ose ekuivalente" përkufizohet si përfundimi me sukses i një kursi dymbëdhjetëvjeçar fillor dhe të mesëm në Shtetet e Bashkuara OSE përfundimin e suksesshëm në një vend tjetër të një kursi arsimi zyrtar të krahasueshëm me filloren dhe të mesmen të një shkolle në arsimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara. Vetëm kurset zyrtare të studimit e përmbushin këtë kërkesë, kurset e korrespondencës, me kohë të pjesshme, ose çertifikata të ngjashme (të tilla si me kohë të pjesshme G.E.D.) nuk janë të pranueshme. Prova të dokumentuara të edukimit ose përvojës së punës duhet t'i prezantohen zyrtarit konsullor në kohën e intervistës për vizë. Nëse ju nuk i përmbushni kërkesat për edukim ose për përvojë pune, regjistrimi juaj do të skualifikohet në ditën e intervistës për vizë dhe as juve e as anëtarëve të familjes suaj nuk do t'ju lëshohet vizë.

A mundet secili nga bashkëshortët të dorëzojë aplikim veçmas?
Po, secili nga bashkëshortët mund të dorëzojë një aplikim veçmas, nëse secili përmbush kërkesat ligjore. Në qoftë se njëri prej tyre përzgjidhet, tjetri ka të drejtë të aplikojë për statusin e personit ndjekës (derivativ). Mos harroni: secili nga ju duhet të përfshijë bashkëshorti/en dhe çdo fëmijë të kualifikueshëm për lotarinë në aplikimin tuaj.

Cilët anëtarë të familjes duhet të përfshij unë në aplikimin tim elektronik për lotarinë? Bashkëshorti/ja: Ju duhet të përfshini bashkëshortin apo bashkëshorten pavarësisht faktit se ai/ajo jeton apo ka ndërmend ose jo të emigrojë në Shtetet e Bashkuara. Ju duhet të p?rfshini bashkëshortin/en tuaj edhe nëse ju jeni tashmë të ndarë prej tij/saj, përveç rasteve kur jeni ligjërisht të ndarë (p.sh. ka një marrëveshje të shkruar që njihet nga një gjykatë apo një vendim gjykate). Nëse jeni ligjërisht të ndarë, ju nuk keni nevojë për të përfshirë ish-bashkëshortin/en tuaj në aplikim, sidoqoftë ju nuk do të cënoheni nëse e përfshini atë. Nëse jeni divorcuar apo bashkëshorti/ja juaj nuk jeton më, mos e përfshini ish-bashkëshortin/en tuaj në aplikim. I vetmi p?rjashtim nga kjo k?rkes? ?sht? n?se bashk?shorti/ja juaj ?sht? tashm? qytetar amerikan, ose me green card. Nj? bashk?short/e q? ?sht? tashm? qytetar amerikan, ose me green card nuk ka nevoj? t'i l?shohet viz? lotarie. Ndaj, n?se ju zgjidhni "i/e martuar dhe bashkëshorti/ja ime është qytetare amerikane, ose me green card", ju nuk do t'ju dal? opsioni q? t? p?rfshini informacion p?r bashk?shortin/en tuaj. F?mij?t: Ju duhet të p?rfshini të GJITHË fëmijët tuaj që janë të pamartuar dhe nën 21 vjeç në kohën e aplikimit tuaj fillestar E-DV, pavarësisht nëse janë fëmijët tuaj biologjikë, fëmijët e bashkëshortit/es tuaj (edhe pse tashmë mund të jeni i ndarë nga prindi i fëmijës), fëmijët e bashkëshortit/es suaj, apo fëmijët që ju keni birësuar zyrtarisht në përputhje me ligjet e vendit tuaj. Përfshini të gjithë fëmijët nën 21 vjeç në kohën e aplikimit tuaj elektronik, edhe nëse ata nuk banojnë me ju apo nuk mendoni që ata do të emigrojnë në kuadrin e programit DV. Nuk ju kërkohet të përfshini fëmijët të cilët tashmë janë shtetas Amerikanë apo Rezidentë të Përhershëm të Ligjshëm, sidoqoftë ju nuk do të cënoheni nëse i përfshini ata. Prindërit apo motrat/vëllezërit e të regjistruarit nuk janë të kualifikueshëm për të përftuar statusin e personave në ngarkim, dhe ju nuk duhet t'i përfshihni ata në formularin tuaj.

Kur do të jetë në dispozicion E-DV-ja elektronikisht?
Ju mund të regjistroheni online gjatë periudhës së regjistrimit që fillon në 12:00 (mesditë) Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) e mërkurë, 3 tetor 2018; dhe që përfundon në 12:00 (mesditë), Ora Standarte Lindore (EDT) (GMT-5) e martë, 6 nëntor 2018.

Sa individ? do t? p?rzgjidhen për DV-2020?

Për DV-2020 jan? n? dispozicion 50,000 viza DV. P?r shkak se ka të ngjarë që një pjesë e 50,000aplikantëve të përzgjedhur nuk do të kualifikohen ose nuk do të ndjekin (vazhdojnë) rastet e tyre për lëshimin e vizave, më shumë se 50,000regjistrime do të përzgjidhen për t? siguruar që të gjitha vizat e vëna në dispozicion për lotarinë të jenë lëshuar. Gjithsesi, kjo gjithashtu do të thotë se mund të mos ketë një numër të mjaftueshëm vizash për të gjithë ata që janë përzgjedhur fillimisht. Ju mund të kontrolloni nëpërmjet Statusit të t? Regjistruarve (Entrant Status Check) dhe në faqen e internetit të E-DV-së nëse jeni p?rzgjedhur p?r procesim t? m?tejsh?m, si dhe për radhitjen e tyre në listë. Intervistat për programin e DV-2020-s do të fillojnë në Tetor 2019 p?r ata t? p?rzgjedhur t? cil?t kan? dor?zuar t? gjith? dokumentacionin e k?rkuar para intervist?s dhe informacion tjet?r siç mund t'u jetë k?rkuar n? udh?zimet e njoftimit. Të përzgjedhurit, të cilët plotësojnë informacionin e kërkuar në udhëzime, do të informohen për datën e intervistës së tyre për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të t? Regjistruarve në faqen e internetit të E-DV-së katër deri në gjashtë javë para intervistës së planifikuar me zyrtarët konsullorë të SHBA-së në vendet e huaja. Çdo muaj, do të lëshohen viza për aplikantët që kualifikohen gjatë atij muaji, aq sa lejon numri në dispozicion për lëshimin e vizave. Pasi të gjitha 50,000 vizat për llotari të jenë lëshuar, programi do të përfundojë. Në parim, numrat e vizave mund të përfundojnë përpara shtatorit 2020. Aplikantët e përzgjedhur të cilët dëshirojnë të marrin vizë duhet të jenë të përgatitur që të dokumentojnë me përpikmëri dosjet e tyre. Të jesh thjesht i përzgjedhur rastësisht nuk garanton që ju do të merrni një vizë. Përzgjedhje do të thotë vetëm që ju jeni i ligjshëm të aplikoni për një Vizë Shumëllojshmërie (lotarie), dhe nëse numri i dosjes suaj bëhet aktual për shqyrtimin final, ekziston mundësia për lëshimin e vizës së lotarisë. Vetëm 50,000viza do t'u lëshohen aplikantëve të tillë.

Si do të përzgjidhen të regjistruarit e suksesshëm?
Njoftimet zyrtare të përzgjedhjes do të bëhet nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve, duke filluar nga 7 maji 2019, deri në 30 shtator 2020, në faqen e internetit E-DV www.dvlottery.state.gov. Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë njoftime për të përzgjedhurit apo letra me postë ose email. Çdo njoftim me email ose letër që ju deklaron se jeni përzgjedhur për të marrë lotarinë nuk vjen nga Departamenti i Shtetit dhe nuk është i ligjshëm. Çdo komunikim me email që ju merrni nga Departamenti i Shtetit do t'judrejtojë juve për të rishikuar Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve për informacion të ri në lidhje me aplikimin tuaj. Departamenti i Shtetit nuk do t'ju kërkojë kurrë të dërgoni para me postë apo me shërbime të tilla si Western Union.