Rajon-Botë

Rajon-Botë

Vuçiq: Negociatat për Kosovën nuk i bënë Tony Blair, por unë

Publikuar më 02 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka hedhur poshtë raportimet se negociatat për Kosovën i zhvillon ish-kryeministri Britanik, Tony Blair.

"Ai nuk negocion për asgjë, unë negocioj, dhe ky është vendim i dy palëve të pushtetit ekzekutiv, edhe i Qeverisë së Serbisë edhe i imi, që këtë ta pranoj si barrë dhe obligim. Emri im nuk është as Tony e as ndryshe, por Aleksandar", tha Vuçiqi në Moskë për televizionin serb "Pink".

Vuçiqi po ashtu tha se nuk është dhënë asnjë cent që dikush të negociojë për problemin e Kosovës në vend të tij.