Rajon-Botë

Rajon-Botë

NATO mbështet dialogun Prishtinë - Beograd

Publikuar më 08 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg Stoltenberg, ka thënë të hënën në Beograd se NATO mbështet plotësisht normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes procesit të dialogut, kanë raportuar mediat elektronike.

"Misioni ynë i KFOR-it mban një ambient të qetë dhe sigurt në Kosovë. Kjo nënkupton ofrimin e sigurisë për gjitha komunitetet, përfshirë serbët. NATO mbështet plotësisht procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është platforma e vetme për të gjetur zgjidhje që respekton të drejtat e gjitha komuniteteve. Dialogu është çelës i stabilitetit për rajonin", ka thënë Stoltenberg, gjatë një konference për shtyp me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vu?i?.