Rajon-Botë

Rajon-Botë

Ukraina nisi ushtrime ajrore me vendet e NATO-s

Publikuar më 09 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Forca Ajrore e Ukrainës nisi të hënën stërvitje të shkallës së gjerë me Shtetet e Bashkuara dhe shtatë vende të tjera të NATO-s.

Lojërat e luftës, të koduara si "Qielli i pastër 2018", do të zgjasin 12 ditë dhe do të zhvillohen në perëndim të Ukrainës, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi.

Në to po marrin pjesë rreth 700 trupa, gjysma e tyre nga vendet anëtare të NATO-s: Shtetet e Bashkuara, Britania, Holanda, Belgjika, Danimarka, Estonia, Polonia dhe Rumania.

"Qëllimi është të rriten kapacitetet rajonale për të siguruar sovranitetin e hapësirës ajrore dhe për të promovuar paqen dhe sigurinë përmes bashkëpunimit", tha përmes një deklarate Forca Ajrore e SHBA-së.

Shqetësimet janë rritur për shkak të aktivitetit të shtuar të Rusisë në rajon, sidomos pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska, në vitin 2014.

 

Lajmet e fundit