Rajon-Botë

Rajon-Botë

Scott qëndron pranë deklaratës së tij: Kosova është shtet sovran

Publikuar më 25 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott, e ka përsëritur të mërkurën qëndrimin e tij se Qeveria e Kosovës është qeveri e një shteti të pavarur, kanë raportuar mediat në Serbi.

Ai u ka thënë gazetarëve në Beograd se ky është një qëndrim i mirënjohur i SHBA-së dhe se nuk kishte parë ndonjë gjë të diskutueshme në atë deklaratë.

Diplomati amerikan nuk beson se deklarata e tij do të ndikojë në marrëdhëniet e mira midis Beogradit dhe Uashingtonit

Javë më parë Ambasadori Scott deklaroi se Qeveria e Kosovës nuk është e ashtuquajtura Qeveria e Kosovës, por shtet i pavarur dhe sovran, me përfaqësuesit e tij të zgjedhur dhe kjo kishte shkaktuar një valë reagimesh në Serbi.