Rajon-Botë

Rajon-Botë

Francezët nuk presin zhvillime të mëdha në Paris në çështjen Kosovë-Serbi

Publikuar më 31 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Takimet e 11 nëntorit në Paris nuk mund të pritet se do të sjellin progres substancial në procesin e dialogut Kosovë-Serbi apo në definimin e një zgjidhjeje përfundimtare ndaj çështjes së Kosovës.

Kështu kanë thënë burime diplomatike franceze në Bruksel për agjencinë serbe të lajmeve "Tanjug".

Diplomatët, që deshën të mbeten anonimë, thanë se nuk presin që presidenti francez, Emmanuel Macron - lideri i vetëm me ndikim në Evropë që nuk e ka dhënë mendimin e tij për konceptin e shkëmbimit të territoreve - do të pranojë të merr rol udhëheqës në kërkim të një zgjidhjeje apo të organizojë ndonjë takim të përbashkët me presidentët Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq në Paris.