Rajon-Botë

Rajon-Botë

Francë, parlamenti miraton ligjin kundër "fake news"

Publikuar më 20 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Parlamenti francez miratoi sot, në votimin e fundit të Asamblesë, dy propozimet shumë të përfolura kundër manipulimit të informacionit në periudhë elektorale.

Opozita i ka gjykuar këto ligje si jo të efektshme dhe potencialisht të rrezikshme.

Teksti i parë u votua me 183 vota pro dhe 111 kundër, duke marrë mbështetjen e shumicës që përbëhet nga aleanca LREM-MoDem.

I dyti u miratua nga 347 vota pro dhe 204 kundër. Partia tradicionale e majtë dhe ajo e djathtë votuan kundër ose abstenuan, duke i vlerësuar këto ligje si të padobishme dhe që përbëjnë një rrezik për lirinë e shprehjes.