Rajon-Botë

Rajon-Botë

Arrestohet ish-shefi i shërbimit sekret, krahu i djathtë i Gruevskit, Sasho Mijallkov

Publikuar më 21 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Arrestohet ish-shefi i shërbimit sekret, i njohur si një nga njerëzit më të afërt të Nikola Gruevskit, Sasho Mijallkov.

Mediat maqedonase raportojnë se arrestimi i Mijallkov është bërë pak çaste më parë në Shkup. Akuzat që rëndojnë mbi Mijallkov janë ato për keqpërdorim pushteti dhe korrupsion.

Ai është vënë në pranga nga policia në hotelin e quajtur "Meriot" në kryeqytetin maqedonas. Mësohet se Mijallkov është dërguar për në burgun e Shutkës.

Arrestimi i tij erdhi pas dyshimeve se mund të arratisej nga vendi, njësoj siç bëri Nikola Gruevski një javë më parë, i cili udhëtoi në drejtim të Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë dhe mbërriti në Hungari ku ka kërkuar azil politik. Ish-kryeministri maqedonas është dënuar me dy vite burg nga gjykata për rastin "Tanku".