Rajon-Botë

Rajon-Botë

Franca dorë të fortë kundër “fake news”, burg dhe 75 mijë euro

Publikuar më 24 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Parlamenti francez ka vendosur me ligj që të ndalë shpërndarjen e lajmeve të rreme gjatë fushatave zgjedhore në vend.

I konceptuar fillimisht nga presidenti Emmanuel Macron, ligji i ri u jep kandidatëve dhe partive politike mundësinë që t'i drejtohen gjykatës për të urdhëruar heqjen e menjëhershme të çdo informacioni të pavërtetë rreth tyre.

Legjislacioni pritet të zbatohet për çdo medium informativ, veçanërisht për rrjetet sociale.

Çdokush që nuk i bindet ligjit përballet me një vit burg dhe 75 mijë euro gjobë, përcjell oranews.tv.

Si shtysë për propozimin shërbeu pretendimi i presidentit Macron se vitin e kaluar Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale në vend, duke manipuluar opinionin publik me postime që nuk pasqyronin të vërtetën.

Por janë të shumtë ata që mendojnë se qeveria me këtë ligj po krijon një "polici të mendimit", ku ajo ka monopolin e informacionit në mediat masive.

Kritikët thonë se partitë politike po kërkojnë të censurojnë gjithçka që nuk i shkon vijës së tyre propagandistike.

Edhe mediat e huaja kanë reaguar ashpër, pasi me ligjin e ri, Këshilli Kombëtar i Mediave mund të marrë masa deri në bllokim të transmetimeve të çdo televizioni të huaj që tenton të destabilizojë vendin, masë kjo e parashikuar kryesisht për mediat ruse.

Çdokush që nuk i bindet ligjit përballet me një vit burg dhe 75 mijë euro gjobë.