Rajon-Botë

Rajon-Botë

John Fitzgerald Kennedy: Misteri prapa Perdes së Hekurt

Publikuar më 25 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Vrasja e John Fitzgerald Kennedy, Presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuara Amerikës, ndodhi ditën e premte, 22 nëntor 1963, në Dallas të Texas, në 12 e 30 minuta sipas orës lokale (18:30 UTC). John Fitzgerald Kennedy u godit për vdekje nga plumba pushkë, të qëlluara nga punëtori, aktivisti dhe ish ushtaraku Lee Harvey Oswald, teksa udhëtonte me të shoqen Jacqueline, me Guvernatorin e shtetit John Connally (i plagosur rëndë) dhe të shoqen e këtij të fundit, Nellie, në bordin e një limuzine presidenciale (një Lincoln Continental i vitit 1961) në Dealey Plaza. Për të hetuar atë që ndodhi u krijua një komision i posaçëm hetimor, Komisioni Warren, sipas hetimeve të të cilit - të zhvilluara midis viteve 1963 dhe 1964 - Kennedy u godit nga një snajper i vetëm (lone gunman theory).

Ky konkluzion ka hasur fillimisht një mbështetje të gjerë nga ana e publikut amerikan, por sondazhe të mëpasme opinionit, duke filluar nga Gallup Poll të vitit 1966, kanë demonstruar sesi shumë njerëz qenë me mendim kundër, aq sa në vitin 1976 u krijua një organ i ri, United States House Select Committee on Assassinations (HSCA), që e paraqiti rezultatin e punës së tij në vitin 1979. Bazuar pjesërisht mbi prova akustike, HSCA-ja hipotezoi se kishte pasur 4 të shtëna, prej të cilave 3 (përfshi goditjen vdekjeprurëse) nga ana e Oswald dhe një ndoshta nga një snajper tjetër, duke konkluduar se i paqëndrueshmëri mendërisht Lee Harvey Oswald, i vrarë pak kohë më pas nga krimineli Jack Ruby, mund të kishte vepruar në kuadër të një projekti që përfshinte më shumë persona, sipas mbështetësve të ndryshëm të teorive të ndryshme të komplotit, edhe pse për këtë nuk u gjetën prova.

Vitet në Rusi të Lee Harvey Oswald. Të treguara nga ish koloneli i KGB-së që u kujdes për praktikën e kërkesës së tij për vizë. Skenaret e dyshimta pas vdekjes së Presidentit amerikan dhe hetimi i kryer nga sovjetikët. Oleg Nechiporenko, Kolonel i KGB-së në pension, e njihte vrasësin e Presidentit amerikan John Kennedy. Jo shumë kohë përpara tragjedisë, duke punuar pranë ambasadës së Bashkimit Sovjetik në Meksikë nën koperturë diplomatike, kishte shprehur gjykimin e tij lidhur me Lee Harvey Oswald, që kishte bërë kërkesë për vizë. Mendimi kishte arritur deri tek drejtuesit: Oswald ju mohua viza sovjetike. Kur Nechiporenko doli në pension, nisi të bëjë shkrimtarin dhe disa prej librave të tij lidhur me vrasjen e Presidentit Kennedy u bënë bestseller. Russia Today ka intervistuar ish kolonelin.

Oleg Maksimovich, kanë kaluar 50 vjet nga dita ku vrasësi i Kennedy u ngjit në katin e 6-të të magazinës së librave shkollorë në Dallas dhe nga aty qëlloi tri herë. Versionet që qarkullojnë nuk kanë të numëruar: flitet për konspiracionin e mbretërve amerikanë të naftës, për intrigat e fanatikëve kubanezë dhe deri edhe për makinacionet e shërbimeve sekrete sovjetike. Kurse Oswald do të ishte një kokë turku e thjeshtë, siç e kishte quajtur veten përpara kamerave. Ka ardhur momenti që të hidhet dritë mbi këto mistere.

Kam opinionin tim lidhur me këtë ngjarje. Në ndryshim nga disa ish kolegë të mi të shërbimeve sekrete, nuk jam aspak dakord me idenë e "kokës së turkut".

Le të fillojmë nga gjërat më të thjeshta: Osëald kishte shkuar në Bashkimin Sovjetik me vizë turistike dhe kishte kërkuar azil politik në vitin 1959. Ishte një fytyrë e njohur për KGB-në.

Këto janë gjërat e thjeshta? Kam shkruar libra të tërë lidhur me këtë ngjarje, për vite të tëra kam studiuar në arkiv dosjen e Oswald.

Domethënë ishte hapur një hetim?

Ju çfarë mendoni? Për dy vite e gjysmë të kaluara në Bashkimin Sovjetik ka 5 dosje voluminoze. Imagjino: jemi në vitin 1959, midis vendeve tona ka një perde të hekurt mjaft të fortë, dhe papritmas, si nga hiçi, një ish marins e deklaron veten marksist, dëshiron të marrë pjesë në ndërtimin e shoqërisë socialiste dhe kërkon të marrë shtetësinë sovjetike. Fakti ishte tejet i pazakonte dhe kishte shkaktuar reagimin e niveleve të larta drejtuese. Kështu që KGB-ja u vu në punë.

Agjentët sekretë e kishin vënë Oswald nën kontroll?

Është vënë nën kontroll qysh ditën e parë që ka shkelur Bashkimin Sovjetik si turist - më 16 tetor 1959 - dhe deri ditën e largimit, në majin e vitit 1962. Në atë kohë kishte dy nënseksione të KGB-së që merreshin me turistët e huaj. Drejtoria e Parë e Përgjithshme (PGU) interesohej për kandidatët e mundshëm për t'u rekrutuar dhe përdorur më pas si agjentë përtejkufirit. Kurse Drejtoria e Dytë e Përgjithshmë - kundërspiunazhi, zbulonte shërbimet sekrete të rivalit. Por Oswald i mundi të gjithë në kohë, duke i kërkuar qysh ditën e dytë të ardhjes së tij në Bashkimin Sovjetik guidës Rimma Sh. që ta ndihmonte në bërjen e kërkesës për marrjen e shtetësisë sovjetike.

Ky Rimma Sh. ishte agjent i juaj?

Pothuajse të gjithë punonjësit e "Inturist" bashkëpunonin me ne. Kohët qenë të tilla dhe kërkesa e një amerikani, të cilit i ishte caktuar menjëherë një emër i koduar "Nalim" (një peshk ujërash të ëmbla, shënimi im.), studiohej dhe shqyrtohej nga KGB-ja, nga shërbimet sekrete ushtarake, nga Ministria e Jashtme, nga OVIP-ja (Departamenti i Vizave dhe i Regjistrimeve, shënimi im.), nga "Inturist"-i dhe nga Kryqi Kuq. Kurse vendimi për t'ia refuzuar kërkesën ishte marrë nga Ministri i Punëve të Jashtme Gromyko, nga kreu i KGB-së Semichastnyj dhe nga shoku Anastas Mikoyan që merrej me çështjet ndërkombëtare në qeveri dhe në Komitetin Qendror të Partisë.

Inidividi shkaktonte kokëçarje. Pse e quajtët "Nalim"?

Jehona qe e tmerrshme. Sa organizma u përfshinë në këtë ngjarje! "Nalim" ishte zgjedhur pasi agjentët tanë kishin pak fantazi. Nëse e shikoni mirë fotografinë e tij, do shikoni se Lee Harvey Oswald ka disa tipare të ngjashme me këtë lloj peshku. Duhet pranuar edhe se kishte një energji të pabesueshme. Kur kërkesa e tij u bllokua, arriti gjithësesi që t'i trondisë të gjithë edhe pa e ditur rusisht. Shkruante letra, lutej dhe, kur kërkesa e shtetësisë ju refuzua, tentoi që të vetëvritej.

Nuk kam dëgjuar kurrë të flitet për një gjë të tillë.

Preu damarët, përfundoi në Spitalin "Botkinskij". Por nuk kishte prerje të thella, kishte nxjerrë pak gjak për të na future frikën. Por në atë moment të gjithë, edhe KGB-ja, kuptuam se Oswald ishte një personazh i komplikuar. Po t'i vinte vetes ndonjë objektiv, nuk e braktiste më. E kuptoni? Sikur të mos i kishte ndodhur asgjë. Po sikur papritmas të kishte tentuar ndonjë vetëvrasje të vërtetë? Skandali do të kishte qenë në nivel botëror: një njeri i majtë ëndërron shtetësinë sovjetike, ajo i refuzohet dhe ai kërkon vdekjen. Për Perëndimin do të ishte një dhuratë. Kështu që morën vendimin për të mos ia dhënë shtetësinë, duke u kufizuar në një leje të përkohshme qëndrimi në territorin e Bashkimit Sovjetik.

Po spunazhi dhe kundërspiunazhi nuk kërkuan që ta shfrytëzojnë si agjent potencial?

Kundërspiunazhit i mjaftonin pak javë për ta studiuar një subjekt, u krye një verifikim special nga ku u arrit konkluzioni i mëposhtëm: "Nuk kemi asnjë interes lidhur me qytetarin amerikan Lee Harvey Oswald". Nuk i hynte në punë as PGU-së (Drejtorisë së Parë Qendrore, shënimi im.), çfarë informacionesh do të mund të ofronte?

Oleg Maksimovich, kjo do të thotë se tani unë dhe ju po arrijmë në një përfundim të mirë. Oswald nuk ka qenë agjent sovjetik?

Kurrë. Askujt nuk i shkoi në mend që ta rekrutonte. Për shëbimet tona sekrete ishte një persona non grata. Kishte edhe dyshime lidhur me të, nuk përjashtohej gjithësesi të ishte duke spiunuar amerikanët. Kur u transferua në Minsk, ia dërguam dosjen KGB-së bjelloruse. Qe sikur të kishim hequr një thes nga shpatullat dhe, siç e kujtoi KGB-së Semichastnyj gjatë një bisede me ne, "kontrolli ndaj Oswald ishte rutinë, me përdorimin e agjentëve, me teknologji operative, me vëzhgim të jashtëm..."

Ama nuk është e qartë se pse e kanë dërguar në Minsk.

Donin ta dërgonin në shtetet balltike, por Oswald refuzoi në mënyrë kategorike. Pranoi me gjysmë zemre të shkojë në Minsk. Më pas u transferua, shkoi të punojë në fabrikën e impianteve të radios si punëtor me kategorinë më të ulët dhe qendra e ndërpreu totalisht interesimin ndaj tij.

Nëse ishte në një nivel kaq të ulët, atëherë duhet të ketë qenë e vështirë mbijetesa për Oswald.

Mos e vrit mendjen. Nëpërmjet Kryqit të Kuq ju caktuan 5000 rubla me vendim të Komitetit Qendror të PKBS-së, ju caktuan 700 rubla rrogë dhe një apartament.

Për standardet e atëhershme ishte një mal me para. Por Osëald vendosi njëlloj të largohej drejt Shteteve të Bashkuara.

Rezultoi mendjemadh. Punonte në mënyrë të trashë. Përveç marksizmit, nuk interesohej për asgjë. Nuk e mësoi kurrë mirë rusishten. Në kompensim, ishte i pranishëm në të gjitha festimet, pëlqente vajzat, u martua me një 20 vjeçare, Marina Prusakovaya. Këto janë të gjithë sukseset e tij. Në Minsk nuk e kishin vënë as në survejim të rreptë. Perceptohej se kishte në mendje që të largohej, atëhere pse të nxirreshin njerëzit zbuluar? Ama kur kanë dalë problemet për nisjen, sërish demonstroi një energji dhe dinakëri të pabesueshme. U mësua se pavarësisht deklaratave të tij, nuk e kishte hequr shtetësinë amerikane. U nis me gruan e re bjelloruse Marina, që ndërkohë kishte lindur një fëmijë, dhe të gjithë morrëm frymë lirisht. Ky tip nervoz dhe egoist na kishte kushtuar shtrenjtë dhe kishte qenë totalisht kot. Pas ikjes u formulua një konkluzion i sigurtë: "Gjatë një hetimi të vëmendshëm të Osëald, nuk kanë dalë të dhëna që dëshmojnë lidhjen e tij me organet e spiunazhit amerikan".

Një njeri si Lee Harvey Oswald mund ta kishte vrarë i vetëm Presidentin e Shteteve të Bashkuara?

Me gjithë eskortën që ishte dhe duke pasur parasysh se nuk ishte një qitës i mirë. Po, mund ta kishte vrarë. dhe kush ka thënë që qitësi "Nalim" nuk ishte i zoti? Në Minsk kishte blerë një pushkë njëtytëshe që e përdorte kur shkonte për gjueti. Edhe në Shtetet e Bashkuara e gjeti një pushkë.

Oleg, ju jeni një prej 3 funksionarëve të ambasadës ruse në Meksikë që keni folur me Oswald pak kohë përpara vrasjes së Kennedy në Dallas, kur "Nalim" ju drejtua juve për të kërkuar vizën sovjetike? Për çfarë ju kishte paralajmëruar?

Pas atentatit ndaj Kennedey, në shtëpinë e Oswald amerikanët gjetën dokumentat tona me mendimin negativ për kërkesën e hyrjes në Bashkimin Sovjetik. Imagjino se çfarë kasaphane do ishte bërë sikur t'ia kishim dhënë vizën? Më 27 shtator të vitit 1963, Lee Oswald ka ardhur në ambasadë. Në fillim të bisedës ishte në një gjendje të ndrydhur, më pas e ka marrë veten. Na ka informuar për jetën në Minsk, për martesën me një shtetase sovjetike. Motivi për të cilin donte të kthehej në Bashkimin Sovjetik ishte survejimi konstant nga ana e FBI-së. Fillimisht fliste mjaft i irrituar, por më pas erdhi duke u qetësuar. Mu duk njeri nevrastenik. Është e qartë se në Minsk Oswald kishte qenë nën kontrollin tonë, por në një orë bisedë më të nuk na shkoi as në mendje ideja e një bashkëpunimi të mundshëm me të.

Pse?

Nuk ishte i përshtatshëm për operacionet. Fliste rusisht, por i hante fjalët, shqiptimi ishte i tmerrshëm, nganjëherë kalonte në anglisht. Pati edhe një takim të dytë në ambasadë, me dy kolegë të mi. Edhe atyre ju duk për atë që në thelb ishte: një nevrastenik.

Si ka arritur atëhere ta vrasë Kennedy?

Për ta thënë me dy fjalë, pati një seri kushtesh që u zhvilluan në mënyrë të pabesueshme në favor të Oswald. Për Kennedy, për Amerikën, për ne, qe një tragjedi. Më 22 nëntor të vitit 1963 zgjodhi një prej vendeve ideale për vrasjen e Presidentit, përgjatë kortezhit presidencial, domethënë Dealey Plaza në Dallas. Ka dy kthesa në rrugë: njëra 90 gradëshe, ndërsa tjetra i detyron makinat që të kthehen në 120 gradë. Oswald punonte në zyrën kur gjendej magazina e librave shkollorë, pikërisht përgjatë rrugës së kortezhit. Mund të futej pa problem dhe ta fshihte pushkën me dylbi optike. Të habit fakti që policia nuk ka kontrolluar shtëpitë përgjatë rrugës, pasi shërbimet sekrete zakonisht nuk e kërkonin këtë lloj inspektimi. Për ta kuptuar deri në fund se çfarë situate ishte krijuar, kam përfshirë në punën kërkimore bashkëpunëtorët e policisë federale. Kreu i saj më ka konfirmuar se zgjedhja kishte qenë korrekte dhe, sipas tij, ndërtesa e magazinës së librave shkollorë ishte një vendstrehim i mirë që i ofronte snajperit mundësinë e shkrepjes së armës nga një mbështetëse. Kjo e rriste në mënyrë të konsiderueshme saktësinë e gjuajtjes. Këndi midis snajperit dhe objektiv, bashkuar me pjerrësinë e rrugës, e bënë më të thjeshtë marrjen e shënjestrës "nga prapa".

Kështu e paskam kuptuar mirë, deri edhe një snajper joekspert mund të arrinte të mos dilte huq?

Po, bile edhe ekspertët mendojnë se në ato kushte kërkesat e profesionalizmit të ekzekutuesit janë më të ulëta. Mund të pohohet me siguri që deri një snajper i mesëm do të kishte qenë në gjendje të siguronte një efikasitet të lartë gjuajtjeje. 3 plumba të shtënë nga Oswald e centruan objektivin...