Rajon-Botë

Rajon-Botë

Vuçiq: Marrëveshja me Kosovën, as në horizont

Publikuar më 28 Dhjetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Nuk e di kush ka shpikur se marrëveshja ndërmjet Serbisë e Kosovës do të nënshkruhet në Washington dhe as kush dhe kur e ka thënë këtë, sepse asnjë marrëveshje nuk është as në horizont, ka thënë për rts-në kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

"Nuk ka as çfarë të nënshkruhet, të jem i sinqertë", ka shtuar Vuçiq, transmeton Koha.net.

"Do të isha i lumtur po të mund t'iu ofroja diçka qytetarëve të Serbisë. Nuk kam ç't'i ofroj popullit, e nuk kam as çfarë të bisedoj me njerëzit të cilët çdo ditë nxjerrin masa të reja kundër Serbisë dhe që Serbia për ta është armiku dhe shënjestra e vetme. Kur të ketë ndonjë gjë, do të dal me të, do të jem i lumtur të them se ka një fije shprese. Tash për tash nga këto nuk ka asgjë", ka thënë ai.

Ai po ashtu ka shtuar se Kosova duhet të thotë se është e gatshme të bisedojë me Serbinë edhe pse ajo pohon se Serbia është shtet gjenocidal për shkak se vendet e Quintit dhe ndonjë vend tjetër e presin këtë.

"E kur t'iu thonë se jeni shtet gjenocidal, si të mos ua themi menjëherë se ju nuk jeni shtet fare, sepse prisni që përgjigjet t'iu vinë përtej oqeanit, nga Brukseli ose dhe nga ndonjë qendër tjetër botërore", ka thënë Vuçiq duke përfunduar s'e "Serbai duhet ta mbrojë popullin e vet në Kosovë".