Rajon-Botë

Rajon-Botë

Vuçiq: Taksa 100% do të hiqet në mars, "kur të bashkohet Kosova me Shqipërinë"

Publikuar më 30 Dhjetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se plani i Kosovës është që deri në mars të vitit të ardhshëm të fshijë kufirin me Shqipërinë dhe atëherë të heqin taksën kundër prodhimeve nga Serbia në mënyrë që të kërkojë vazhdimin e dialogut nga "pozicione tjera".

Vuçiqi, në një konferencë për media, ka thënë se deri në mars, Kosova do të fshijë kufijtë me Shqipërinë dhe do të tentojë që bashkësinë ndërkombëtare ta sjellë deri tek akti i kryer, raporton agjencia serbe e lajmeve "Beta".

"Ata deri në fund të marsit do ta bëjnë atë dhe kur ta kenë bërë, kur t'i kenë fshirë kufijtë, atëherë do të heqin taksën dhe do të thonë 'jemi të gatshëm të bisedojmë, por nga pozicione tjera, nga pozicioni i Shqipërisë dhe Kosovës së bashkuar'", ka thënë Vuçiqi, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se për këtë skenar e ka njoftuar edhe bashkësinë ndërkombëtare, por nuk ka reaguar asgjë deri më tani.

Vuçiqi pyet se cili do të ishte reagimi i bashkësisë ndërkombëtare sikur ai të thoshte se do të fshinte kufirin me Republikën Serbe (të Bosnje e Hercegovinës).