Rajon-Botë

Rajon-Botë

Tërmet në jug të Shqipërisë

Publikuar më 05 Janar 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Dridhje të forta janë ndjerë të premten në ora 19:27, në jug të Shqipërisë.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7, e me thellësi 10 km.

Siç raporton Qendra Evropiane e Sizmologjisë, epiqendra e tërmetit ka qenë 30 km në veriperëndim të Gjirokastrës dhe 13 km në verilindje të Himarës.

Ministria e Mbrojtjes konfirmon dëmtimin e pesë banesave nga tërmeti.

"Me datë 04.01.2018 ora 19:26:39(GTM) Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar një lëkundje termeti me magnitudë 4.8 rihter me koordinata 40.05  veri dhe 19.88 lindje me thellësi 27 km me epiqendër ne Borsh. Nga te dhënat paraprake nuk ka njerëz te lënduar por vetëm dëme materiale ne 5 banesa ne fshatin Kuç. 4 prej banesave kane dëmtime te lehta dhe 1 është dëmtuar më rëndë. Jemi në kontakte të vazhdueshme me sallën e policisë specialistet e emergjencave civile dhe kryetaret e njësive administrative", njofton Ministria e Mbrojtjes. /Telegrafi/

Të dhënat e raportuara nga Qendra Europiane e Sizmiologjisë