Rajon-Botë

Rajon-Botë

Jep dorëheqje presidenti i Bankës Botërore

Publikuar më 07 Janar 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, njoftoi papritur se do të largohet nga detyra, pas gjashtë vjetësh në post.

Dorëheqja e tij do të hyjë në fuqi më 1 shkurt. Ka qenë e paraparë që Kim, 59 vjeç, të jetë në krye të Bankës Botërore deri në vitin 2022, pasi është rizgjedhur për mandatin e dytë pesëvjeçar më 2017.

Ai do t'i "bashkohet një firme dhe do të përqendrohet në rritjen e investimeve në infrastrukturë në vendet në zhvillim", tha Banka Botërore.

Kristalina Georgieva, shefe ekzekutive e Bankës Botërore, do të marrë rolin e presidentes së përkohshme.