Rajon-Botë

Rajon-Botë

Meta dekreton ministrat e rinj, por jo edhe Gent Cakajn

Publikuar më 10 Janar 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar sot katër ministrat e rinj të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Kështu Anila Denaj, dekretohet në vend të Arben Ahmetajt si ministre e Financave dhe e Ekonomisë, Besa Shahini, ministre e Arsimit në vend të Lindita Nikollit, Belinda Balluku dekretohet si ministre Infrastrukture në vend të Damian Gjiknurit dhe Elva Margariti, ministre e Kulturës në vend të Mirela Kumbaros.

I vetmi ministër i zgjedhur nga Rama që nuk ka marrë ende pëlqimin e Presidentit është Genti Cakaj.

Kreu i shtetit nuk ka dekretuar as shkarkimin e Ditmir Bushatit nga posti i Ministrit të Jashtëm.