Rajon-Botë

Rajon-Botë

Vuçiq: Deklaratat e Haradinajt, sinjal i keq për tërë rajonin

Publikuar më 23 Janar 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se tarifa ndaj mallrave serbe nuk do të shfuqizohet derisa Beogradi ta njohë Kosovën janë "lajm dhe sinjal i keq për tërë rajonin".

Duke folur për mediat në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Vuçiq tha se Serbia është e fortë dhe do të "luftojë deri në fund".

"Ata mund ta bëjnë këtë dhe të mbesin edhe më tutje aleatët e afërt të dikujt" tha Vuçiq.

Presidenti serb njoftoi se të mërkurën do të takojë kancelaren gjermane, Angela Merkel, të cilën, siç ka thënë, do ta lusë që ta ndihmojë Serbinë për shumë çështje përfshirë Kosovën.