Rajon-Botë

Rajon-Botë

Raste të reja të fruthit në Maqedoni

Publikuar më 27 Janar 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministria e Shëndetësisë njofton se dje janë zbuluar pesë raste të reja me fruth, dhe se sot janë vaksinuar 24 fëmijë. Deri tash në total janë vaksinuar 4.328 fëmijë me MRP vaksina.

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, dje në Klinikën infektive është pranuar pacient 19 vjeçar me fruth në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është transferuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve. Në ambulantë janë kontrolluar 4 fëmijë nga mosha 7 muajshe deri 2 vjet. Katër fëmijët janë lëshuar në mjekim shtëpiak, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga atje informojnë se gjendja e fëmijët me paralizë cerebrale është më stabile dhe gjithashtu është përmirësuar gjendja e 8 vjeçares që kishte astmë dhe ishte me fruth. Për momentin, në Klinikën e sëmundjeve infektive ka 18 pacientë me fruth.

Nga ministria e Shëndetësisë këshillon prindërit rekomandimet e ministrisë dhe se pikat vaksinare në poliklinikat "Jane Sandanski", "Bit-Pazar", dhe "Gjorçe Petrov", punojnë secilën ditë pune nga ora 19:30 deri në orën 7:30, dhe se gjatë fundjavës janë 24/7 në dizpocizion.

Ministria e Shëndetësisë rikujton se ende është në fuqi urdhri që fëmijët, të cilët nuk janë të vaksinuar nuk do të pranohen në çerdhet me qëllim të parandalohet epidemia e shpallur në Shkup.