Rajon-Botë

Rajon-Botë

Osmani: Fillimi i negociatave me BE-në varet vetëm nga ne

Publikuar më 06 Shkurt 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Tashmë nuk kemi pengesa në rrugën tonë të integrimit evropian. Fillimi i negociatave varet vetëm nga ne". Këtë e theksoi Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani në takimin e sotëm, të 41-tin me radhë, të Komitetit të Punës për Çështje Evropiane (KPIE), të cilin kryesoi ai.

Në mbledhje u hapën temat aktuale lidhur me integrimet evropiane të vendit: skriningu shpjegues, statusi i implementimit të Planit 18, statusi i NPAA 2019-2021, statusi i absorbimit të IPA-s,  kumtoi Kabineti i zëvendëskryeministrit.

"Sapo u ktheva nga dy vizita shumë të rëndësishme, vend kryesues - Rumania, si dhe Finlandë që pas Rumanisë do të kryesojë me Bashkimin Evropian. Dhe jo vetëm atje, por edhe në të gjitha takimet dhe bisedime tjera, mesazhin që morëm është i qartë - më nuk kemi pengesa në rrugën tonë të integrimit evropian dhe fillimi i negociatave varet vetëm nga ne",  theksoi Osmani në fillim të takimit.

Ai theksoi se pikërisht ky Komitet i punës e paraqet  thelbin e strukturës udhëheqëse që duhet ti jep reformat e parapara në dy muajt e ardhshëm.

"Fokusi i periudhës së ardhshëm do të jetë në masat që merren për realizimin e rekomandimeve të Raportit të Bashkimit Evropian për vitin 2017, duke i kushtuar vëmendje të veçantë Reformave Urgjente Prioritare, dy raportet r grupit ekspertë të lartë në fushën sundimit të ligjit, Plani 18, sugjerimet dhe rekomandimet nga mbledhjet e organeve në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, rekomandimet e Raportit të misioneve vlerësuese dhe mbledhjet e mbajtura në nivel teknik, dhe në këtë drejtim sot do ti shqyrtojmë aktivitetet e realizuara deri më tani", theksoi Osmani.

Në vazhdim të mbledhjes u shqyrtua edhe statusi i realizimit të NPAA-s 2019-2021, statusi i zbatimit të IPA-s, si dhe statusi i realizimit të detyrimeve nga misionet vlerësuese.

Komiteti i Punës për Integrime Evropiane (KPIE) është trup më i lartë administrativ në Qeverinë ku anëtarë janë sekretarët shtetëror të ministrive, kryesuesit e Nën-komiteteve, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, si dhe pjesë e administratës së Sekretariatit për Çështje Evropiane.