Rajon-Botë

Rajon-Botë

Franca dhe Gjermania bashkojnë forcat për projektin e madh, synojnë prodhimin e aeroplanëve të rinj luftarak (Video)

Publikuar më 08 Shkurt 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Franca dhe Gjermania ka njoftuar se kanë nënshkruar një kontratë prej 65 milionë eurove, për dizajnin dhe prodhimin e aeroplanëve të rinj luftarak të gjeneratës së re, raporton euronews.

Kjo është hera e parë që këto dy vende bashkojnë forcat për një projekt të tillë që pritet të sjell rezultate të frytshme, me prodhimin e aeroplanëve luftarakë dhe armëve të ndryshme siç janë dronët apo fluturaket pa pilotë, transmeton Telegrafi.

Projekti që fillimisht ishte paralajmëruar në vitin 2017, është lartësuar nga liderët e dy vendeve që kanë për qëllim të rrisin sigurinë në Evropë.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen dhe homologia e saj franceze Florence Parly, kanë marrë pjesë në inaugurimin e projektit në Safran në pjesën verilindore të Parisit.

Kompania franceze do të prodhojë motorët e rinj të aeroplanëve në bashkëpunim me kompaninë gjermane MTU Aero Engine. Ndërkaq "Dassault Aviation" dhe "Airbus" do të prodhojnë sistemet e këtyre fluturakeve që pritet të jenë të gatshëm për përdorim deri në vitin 2040.

"Kjo kontratë është hapi i parë i bashkëpunimit", ka deklaruar ministrja franceze në fjalimin e saj të mbajtur para të pranishmëve dhe gazetarëve.

Ajo vazhdoi ta lartësojë projektin e saj në Twitter, duke shkruar "se kjo i bënë ata më të fortë", dhe "ofron siguri më të madhe në Evropë".Certaines voix peu préoccupées par la vérité, se sont élevées contre la récente signature du traité d'Aix-la-Chapelle. Ce que nous faisons aujourd'hui sur l'avion de chasse franco-allemand du futur est Pas gati dy vite të përgatitjes së punës dhe kompanive të përfshira në projekt, marrëveshja dhe nënshkrimi i kontratës është bërë gjatë të mërkurës, dhe projekti ka marrë emrin "Future Combat Air System" apo ndryshe i njohur si FCAS.

Në këtë projekt pritet të ketë përfshirje edhe të vendeve tjera evropiane ka konfirmuar ministrja gjermane e Mbrojtjes, Von der Leyen që pranoi se gjatë verës do t'i bashkohet atyre edhe Spanja.

"Jemi duke punuar në atë drejtim. Presim që gjatë muajve të ardhshëm të na bashkohet edhe Spanja", ka shtuar ministrja gjermane.

Ndërkaq Britania që në mars pritet të dalë përfundimisht nga Bashkimi Evropian, ka zbuluar programin rival të cilin e prezantoi gjatë panairit të aeroplanëve në Farnborough në korrik të vitit të kaluar.

Por ushtarakët evropianë dhe drejtorët e kompanive të kësaj industrie besojnë se për realizimin e dy projekteve nevojiten miliona euro nëse dëshirojnë të kenë fluturake të reja luftarake. Një burim i ushtrisë franceze, ka thënë se Parisi dhe Berlini janë të hapur për partnerë tjerë evropianë që do t'i bashkohen këtij projekti.