Rajon-Botë

Rajon-Botë

Presidenti slloven për vizitë dyditëshe në Shqipëri

Publikuar më 04 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në vendin tonë.Ai pritet të mbërrijë në Tiranë në orën 16:00, ku do të pritet nga homologu i tij shqiptar Ilir Meta.

Takimet në Presidencë do të nisin me një takim kokë më kokë mes krerëve të shteteve dhe më pas bisedimet dypalëshe mes delegacioneve zyrtare respektive.

Në vizitë dy ditore në vendin tonë presidenti Slloven do të ketë takime me krerët e lartë të shtetit dhe politikës.Ai ka parashikuar gjithashtu një vizitë në kalanë e Krujës.