Rajon-Botë

Rajon-Botë

Sot në Shqipëri: pozita në seancë plenare e opozita në protestë

Publikuar më 05 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Protestë dhe seancë plenare sot në Shqipëri. Kjo është ajo çfarë pritet të ndodhë këtë të martë. E ndërsa Kuvendi do të mblidhet në orën 10:00, me shumë gjasa në të njëjtën orë edhe opozita e bashkuar do të protestojë kundër Qeverisë.

Që prej 16 shkurtit, kjo është e katërta protestë e opozitës. Ndërkaq, në mbledhjen e djeshme të grupit të PS, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se nuk do ketë skena si të javës së shkuar para Parlamentit. E ndërsa po në mbledhje iu kërkua Ministrisë së Brendshme që të garantohej siguria e deputetëve, nisur kjo nga java e kaluar më 26 shkurt, teksa disa deputetë u sulmuan nga protestuesit.

Ndërkaq, për të shmangur ndonjë konfrontim, deputetëve të mazhorancës u është dhënë urdhër që të jenë prezent në seancë në orën 09:30. Ndërkohë që sot do të betohen katër deputetët e rinj. Dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që t'i japë mandatin e deputetit kandidatit Edmond Abazi, duke zëvendësuar në këtë mënyrë ish-deputetin e LSI-së, Endrit Braimllari. Gjithashtu, Aurora Mara ka marrë mandatin e deputetes, duke zëvendësuar ish-deputetin e Dibrës, Përparim Spahiu.

Enver Roshi në qarkun e Elbasanit po kështu do të jetë deputet i LSI-së në Kuvend, në vend të Haxhinastos. Një tjetër kandidat në listën shumëemërore të LSI-së që ka kërkuar të hyjë në parlament është edhe Ylli Shehu.

Ai ka rezultuar i dënuar me 200 mijë lekë gjobë dhe një gjë të tillë ai e ka deklaruar edhe vetë në formularin e vetëdeklarimit. Por, KQZ vendosi t'i japë kandidatin edhe Shehut, përfaqësues i Qarkut Tiranë, i cili zëvendëson Floida Kërpaçin.