Rajon-Botë

Rajon-Botë

Tusk paralajmëron për rrezikun nga partitë anti-evropiane

Publikuar më 06 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, me një fjalim të fuqishëm, u ka bërë thirrje votuesve në Evropë që të refuzojnë partitë anti-evropiane, të cilat janë të krijuara nga forcat e huaja armiqësore që po tentojnë të shfrytëzojnë zgjedhjet parlamentare në BE për të pasur ndikim më të madh në Bruksel.

Tusk, ish-kryeministër polak i qendrës së djathtë, që kryeson samitet e liderëve të BE-së, ka dhënë një prej paralajmërimeve më të fuqishme për bllokun dhe mundësinë që partitë anti-BE, mund të fitojnë terren në zgjedhjet e majit për Parlamentin Evropian, transmeton KTV.

"Ka forca të jashtme anti-evropiane, të cilat po kërkojnë të kenë ndikim në mundësitë demokratike të evropianëve, qoftë hapur ose në forma të fshehta", ka thënë Tusk në konferencën për media, të cilën e ka titulluar "IK" si rezultat i referendumit për largim të Britanisë nga BE-ja.

Referendumin në Britani ai e ka përmendur si shembull për ndikimin e këtyre forcave anti-evropiane. Partitë politike që shihen si armiqësore nga BE-ja, kanë filluar të dalin në sipërfaqe në krizën e migracionit të viteve 2015-2016, gjatë së cilës mijëra njerëz kërkuan azil nëpër shtetet e BE-së. Nacionalistët tani kanë pushtetin në Poloninë e Tuskut dhe në Hungari. Ata kanë koalicion në Itali dhe Austri.