Rajon-Botë

Rajon-Botë

Vuçiq: Serbia nuk hyn në BE pa marrëveshje me Kosovën

Publikuar më 06 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Serbia nuk mund të hyjë në BE derisa të mos arrijë një marrëveshje me Prishtinën, tha të mërkurën presidenti serb Aleksandar Vuçiq duke shtuar se ka ardhur koha për të ndaluar "të dërguarit e rremë serbë" që thonë se në BE munden edhe pa zgjidhur problemin e Kosovës.

Ai këto komente i bëri pas takimit me kryeministrin e Italisë Guissepe Conte në Beograd, ku nuk ka munguar tema e Kosovës.

Vuçiq paralajmëroi se pa një marrëveshje me Prishtinën, nuk ka hyrje në BE as për Serbinë dhe as përparim në këtë drejtim për Kosovën.