Rajon-Botë

Rajon-Botë

Pendarovski: Këmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, ide shumë e keqe

Publikuar më 10 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kandidati i koalicionit qeverisës për president të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, në një bisedë për "jutarnji.hr është shprehur kundër këmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Këmbimin e ka quajtur si idenë më të keqe gjatë dhjetë vjetëve të fundit.

"Për fat të keq, jam njëri nga politikanët e rrallë në Ballkanin Perëndimor i cili publikisht flet kundër kësaj ideje që është më e keqja që e kam dëgjuar gjatë dhjetë vjetëve të fundit", ka thënë ai , transmeton Koha.net.

Pendarovski ka theksuar se "në rast se Serbia dhe Kosova vërtet këmbejnë territore, atëherë Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina do të jenë viktimat kolaterale".

Kandidati për president ka shpjeguar se maqedonasit veriorë në vitin 2001 e kanë nënshkruar marrëveshjen me shqiptarët dhe para se të nënshkruhej ajo, gjatë bisedave në Ohër, është hedhur poshtë propozimi për kufizimin territorial brenda Maqedonisë së atëhershme. Kjo ishte e mundur për shkak se gjatë shpërbërje së ish - Jugosllavisë dhe krijimit të shteteve të reja, u respektua e drejta që ish-kufijtë e republikave të bëhen kufij shtetërorë" .

Sipas tij, "nëse në vend të këtij parimi, vendoset parimi etnik, atëherë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e sigurisht edhe serbët në Bosnjë e Hercegovinë do të kërkojnë korrigjimin e kufijve në këto dy shtete", ka thënë ndër të tjera Pendarovski.