Rajon-Botë

Rajon-Botë

Përkundër armëpushimit forcat e Assadit sulmojnë civilët

Publikuar më 11 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kanë vazhduar sulmet e regjimit të diktatorit sirian Bashar al-Assad, mbi vendbanimet civile në rajonin e Idlibit. Forcat e regjimit dhe grupet e tyre besnike militante proiraniane kryen sulme të shumta.

Në shënjestër ishin edhe qytetet në provincën Hama, të cilat së bashku përbëjnë zonën e armëpushimit në verilindje të Sirisë. E, gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit, nën rrënoja u nxor një foshnjë tremuajshe, transmeton KTV.

Me ndërmjetësimin e Turqisë dhe Rusisë në Soçi, në shtator të vitit të kaluar, u arrit marrëveshje mbi armëpushimin në Idlib dhe krijimin e kësaj zone për civilët.

Në përputhje me marrëveshjen, forcat opozitare tërhoqën armët e rënda nga rajoni në tetor dhe forcat besnike ndaj regjimit të Asadit kryen një seri sulmesh.

Që nga nënshkrimi i marrëveshjes, që synon mbrojtjen e armëpushimit në Idlib, rreth 25.000 familje janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.