Rajon-Botë

Rajon-Botë

Votim i ri për çështjen e Brexit-it

Publikuar më 14 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryeministrja britanike, Theresa May do të paraqesë nesër për votim para deputetëve britanikë një mocion ku propozon organizimin deri më 20 mars të një vote të re mbi marrëveshjen e largimit që ajo ka arritur me Bashkimin Europian, njoftoi qeveria sot në mbrëmje.

Kjo marrëveshje, e arritur në fund të nëntorit, është kundërshtuar dy herë nga deputetët britanikë.

Nëse këtë herë ajo miratohet, May do t'i kërkojë krerëve europianë një shtyrje të shkurtër të Brexit, deri më 30 qershor.

Nëse kundërshtohet sërisht, atëherë shtyrja do të shkojë përtej 30 qershorit dhe të duhet që vendi të organizojë zgjedhjet europjane në maj, sipas qeverisë britanike.