Rajon-Botë

Rajon-Botë

Gjykata e Hagës i refuzon apelin Karaxhiqit

Publikuar më 04 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Gjykata për Krime e Kombeve të Bashkuara në Hagë ka refuzuar apelin e fundit të ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, duke thënë se vendimi i këtij trupi ka qenë përfundimtar.

Gjyqtarët e Tribunalit kanë thënë sot, se "Karaxhiq nuk ka asnjë bazë ligjore për të apeluar vendimin", i cili e ka ndëshkuar atë me burgim të përjetshëm për masakrën në Srebrenicë dhe mizoritë tjera gjatë luftës në Bosnjë, transmeton OraNews.

Në Srebrenicë janë vrarë më shumë se 8.000 myslimanë nga forcat serbe të Bonjës, për të shënuar mizorinë më të keqe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Më 20 mars, gjykata i ka rritur Karaxhiçit dënimin me burg të përjetshëm, pasi fillimisht ishte dënuar me 40 vjet.