Rajon-Botë

Rajon-Botë

Erdogan kërkon rivotim, nuk njeh rezultatet e zgjedhjeve që i humbi

Publikuar më 09 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti turk, Recep Tayp Erdogan, ka thënë që një margjinë prej vetëm 13 mijë votave është shumë pak për secilën palë që të shpallë fitoren. Opozita ka dalë fituese edhe në Ankara, shkruan Express UK, transmeton Gazeta Express.

Erdogan ka akuzuar për vjedhje të kutive të votimit nga krimi i organizuar nga të cilat ka humbur vota kruciale në dy qendrat më të mëdha në Ankara dhe Stamboll. Partia e Erdogan ka kërkuar një rinumërim në Stamboll, qytetin e lindjes së Erdogan.

"Kemi parë që ka ndodhur një krim i organizuar. Ka elemente të vjedhjes në këtë. Ka vjedhje në kutitë e votimit" Tha presidenti turk para nisjes për një vizitë zyrtare në Rusi.

Erdogan gjithashtu ka insistuar që diferenca mes dy kandidatëve në garën për kryebashkiakun e Stambollit ishte shumë e vogël për të fituar një mandat. Ai tha që diferenca për 13 apo 14 mijë vota nuk ishte e mjaftushme për një qytet me 15 milionë banorë.

Erdogan ka marrë për shembull sistemin amerikan, ku ai tha që votimi është mbajtur për së dyti atëherë kur margjina ka qenë shumë e vogël për një palë që të shpallë fitoren.

Komentet e tija kanë shkaktuar një rënie të valutës turke në bursat ndërkombëtare. Ajo tani ka vlerën e 5.72 ndaj dollarit amerikan.

Ndryshe para zgjedhjeve partia e Erdogan, AKP, ka qeverisur me Stambollin dhe Ankaran për plot 25 vjet.