Rajon-Botë

Rajon-Botë

Tusk sugjeron shtyrje të Brexit’it deri në një vit

Publikuar më 10 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk kërkoi një shtyrje të Brexit që mund të shkojë maksimumi një vit, në një letër që i drejtohej 27 shteteve anëtare që do të takohen nesër me kryeministren britanike, Theresa May.

May kërkoi një shtyrje deri më 30 qershor për t'u përpjekur të tejkalojë krizën politike në Britani të Madhe.

Por, Tusk, në letrën që dërgoi sot, vlerësoi se "ka pak arsye që të besohet se ratifikimi i marrëveshjes së ndarjes nga Dhoma e Komuneve do të arrihet brenda këtij afati".

Më herët, sot, ligjvënësit britanikë kanë përkrahur kërkesën e kryeministres britanike Theresa May, dërguar Bashkimit Evropian, për shtyrje të datës së daljes nga blloku, deri më 30 qershor.

Ky votim vjen si rezultat i propozimit të deputetit labursit Yvette Cooper, që si bazë ka kërkesën për të mos lejuar daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja pa një marrëveshje.

Mocioni kaloi me shumicën e votave të deputetëve laburistë dhe një pjesë e madhe e deputetëve konservatorë, pa përfshirë ata që kërkojnë BREXIT, si me apo pa marrëveshje.