Rajon-Botë

Rajon-Botë

Mplakja e botës

Publikuar më 14 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Për herë të parë në histori njerëzimi po shënon numër më të madh të të moshuarve sesa të të rinjve dhe fëmijëve në glob, kanë treguar të dhënat më të fundit të Kombeve të Bashkuara.

Këto shifra demonstrojnë se numri i mbi 65-vjeçarëve ka tejkaluar atë të nën pesëvjeçarëve në fund të vitit 2018. Kësisoj, tani janë rreth 705 milionë njerëz të moshës mbi 65-vjeçare, teksa popullsia e moshave prej 0 deri në 4-vjeçare ka rënë në rreth 680 milionë, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.

Thellimi i hendekut

Trendët aktualë tregojnë se pabarazia në rritje mes më të moshuarve dhe më të rinjve deri në vitin 2050 do të arrijë deri në dy mbi 65-vjeçar për çdo person të moshave 0-4 vjeçare. Ky hendek i thelluar simbolizon një trend, për të cilin ekspertët e demografisë kanë alarmuar prej dekadash: në shumicën e vendeve të botës njerëzit jetojnë më gjatë ama nuk bëjnë sa duhet fëmijë.

Por si ndikon kjo në shoqërinë globale? A janë duke u vërejtur që tani efektet?

Christopher Murrey, drejtor i Institutit për matjet shëndetësore dhe evoluim në Universitetin e Washingtonit, thotë se "do të ketë fare pak fëmijë dhe shumë persona të moshave mbi 65-vjeçare dhe kjo e vështirëson ruajtjen e balancës në shoqërinë globale".