Rajon-Botë

Rajon-Botë

Merkel bën thirrje për kundërshtim të partive të së djathtës ekstreme

Publikuar më 20 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka bërë thirrje Evropës që të luftojë kundër partive të së djathtës ekstreme, duke thënë se nacionalizmi është armik i projektit evropian.

Merkel, këto fjalë i tha në Zagreb, shtet të cilin e vizitoi së bashku me kandidatin për Parlamentin Evropian, Manfred Weberin e Partisë Popullore, transmeton KTV.

Dyshja gjermane mori pjesë në ditën e fundit të fushatës zgjedhore që u mbajt nga Unioni Demokratik i Kroacisë, që prihet nga kryeministri Andrej Plenkoviq.

Në tentimin për të marrë postin e kryetarit të Komisionit Evropian, Weber bëri thirrje për mbrojtje të Evropës kundër partive të së djathtës ekstreme.