Rajon-Botë

Rajon-Botë

Autori i sulmeve në Zelandën e Re, akuzohet për terrorizëm

Publikuar më 21 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Njeriu i akuzuar për vrasjen e 51 personave në dy sulme në xhamitë e Christchurch është akuzuar për terrorizëm, njoftuan autoritetet e Zelandës së Re.

Brenton Tarrant u akuzua për "përfshirje në një akt terrorist", tha policia të martën në një deklaratë.

Mbi Tarrant tashmë rëndojnë akuzat për vrasje dhe 40 akuza për vrasje në tentativë pas sulmit në dy xhami më 15 mars.

Australiani do të paraqitet para gjykatës muajin e ardhshëm.

Sulmi i 15 marsit ishte më vdekjeprurës në Zelandën e Re.

Si rezultat, parlamenti i Zelandës së Re ndaloi armët gjysmë automatike të stilit ushtarak.