Rajon-Botë

Rajon-Botë

Gjukanoviq: Mund t'i zgjidhim problemet, çelësi është dialogu Kosovë-Serbi

Publikuar më 01 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq u shpreh se çelësi i zgjidhjes së problemeve në rajon është epilogu i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

"Unë besoj që kudo e veçanërisht në rajon, ka lider dhe unë vazhdojë të them që ne mund t'i zgjidhim problemet që i kemi. Çelësi është dialogu mes Serbisë dhe Kosovës kur përfundon. Kjo nënkupton se nëse nuk ka epilog, atëherë do të vazhdoj këtë mënyrë. Është shumë e rëndësishme që t'i mbështesim këtë dialog", tha ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se izolimi që është duke i bërë Kosovës nga BE-ja, do të bën që të vihen në pah ide populiste dhe nacionaliste.

I pyetur për temat nacionaliste që po mbizotërojnë në rajon, presidenti Thaçi në forumin e sigurisë që është mbajtur në Maë të Zi, u shpreh i vendosur se deri sa BE po vonohet , mund të ketë ide që nuk janë në frymën euroantlantike.

"Rajoni kurrë më mirë nuk ka qenë, secili flet me secilin dhe komunikojmë. Mundësitë për mbyllje të çështjeve të hapura ekzistojnë, por vet BE duhet të jetë më i përgatitur për të na pranuar më shpejt. Mos të lejojmë që të shikohet me hezitim Ballkani Perëndimor. Sa më afër BE gjitha problemet mund t'i kalojmë", ka thënë Gjukanoviq

Ai ka shtuar se sa më tepër që vonohet BE do të ketë më shumë popullizëm dhe ide nacionaliste më të fuqishme në gjitha shtetet e rajonit. "Falë urtësisë për durimin kemi tejkaluar dhe një gjendje jo të lehtë mes dy shteteve për demarkacionin. Ky izolim i Kosovës po duket si një diskriminim. Nëse mbetët i izoluar, Kosova do të ketë ide dhe frymë më shumë populiste dhe nacionaliste", tha ai.