Rajon-Botë

Rajon-Botë

Trump më 18 qershor shpall kandidaturën për president

Publikuar më 02 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se do të shpallë kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

"Më 18 qershor do të shpall kandidaturën time presidenciale, së bashku me zonjën e parë, Melanie, zëvendëspresidentin, Mike Pence dhe zonjën e dytë, Karen Pence", tha Trump.

Shpallja do të bëhet në një miting në Orlando të Floridës.

Trump do të shpenzojë mbi 30 milionë dollarë për zgjedhjen e tij, më shumë se çdo kandidat tjetër demokrat, veç 41 milionë dollarëve që presidenti ka kursyer në bankë.

Fondin më të madh nga kandidatët demokratë e ka senatori Bernie Sanders me 18 milionë dollarë.

Pavarësisht asaj se ende nuk e ka shpallur ofertën e tij, Trump tashmë ka nisur fushatën duke organizuar mitingje në shtetet e Pensilvanisë dhe Floridës.

Presidenti amerikan së fundmi po ashtu ka arritur vlerësim më të lartë në dy vitet e fundit të presidencës së tij, 48%, sipas një sondazhi nga Universiteti i Harvardit./