Rajon-Botë

Rajon-Botë

Zbehen mundësitë që Shqipëria të marrë ftesë për hapjen e bisedimeve me BE-në

Publikuar më 08 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Mundësitë që Shqipëria të marrë dritën jeshile për hapjen e bisedimeve për anëtarësim nga vendet anëtare, duket se po zvogëlohen gjithnjë e më shumë.

Burime diplomatike i thanë Zërit të Amerikës, se Gjermania, një nga vendet më me peshë në Bashkimin Evropian pritet që të kërkojë shtyrjen e marrjes së vendimit për në vjeshtë. Sipas praktikës, qeveria gjermane do të duhet që pas publikimit të rekomandimit nga ana e Komisionit evropian, t'i paraqesë Bundestagut, një raport lidhur me pozicionin e saj për vendimin që duhet marrë. Deri më sot nuk rezulton që Qeveria ta ketë ndërmarrë një hap të tillë.

Nga ana tjetër, dhe përfaqësues me peshë në parlamentin gjerman kanë paralajmëruar po ashtu shtyrjen, duke e motivuar këtë me kohën e pakët në dispozicion për të vlerësuar raportin e Komisionit evropian. Sipas të gjitha gjasave parlamenti gjerman do të shprehet në gjysmën e muajit shtator.