Rajon-Botë

Rajon-Botë

Parregullsi e protesta për fitoren e Tokayevit në Kazakistan

Publikuar më 11 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti i përkohshëm kazak, Kassym-Jornart Tokayev, i zgjedhur si pasardhës i veteranit Nursultan Nazarbayev, ka fituar zgjedhjet presidenciale, të cilat u shënuan me shkeljen e të drejtave themelore të lirisë.

Tokayev fitoi 71 për qind të votave në garën ndaj gjashtë rivalëve, shumicën e të cilëve nuk e njihte votuesi në Kazakistan derisa kundërshtarët i cilësuan zgjedhjet si të padrejta, transmeton KTV. E kjo nxiti protesta përkundër ligjeve të rrepta kundër lirisë së shprehjeve në Kazakistan.

Vëzhguesit deklaruan se zgjedhjet presidenciale u dëmtuan me protestat dhe parregullsitë e shumta gjatë votimeve. Vetëm gjatë së dielës, policia ka arrestuar 500 persona në Almaty dhe Nur-Sultan.