Rajon-Botë

Rajon-Botë

Rama: Zgjedhjet më 30 qershor, s'e luan as topi

Publikuar më 17 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përsëritur se më 30 qershor do të mbahen zgjedhjet, edhe pse presidenti Ilir Meta i anuloi ato.

Në Pogradec, në kuadër të fushatës, Rama ka thënë se kryetari aktual nga Partia Demokratike ka mendjen vetëm që të bëjë pallate.

Duke folur për një grup që tentoi t'i bllokonte rrugën në qytet, Rama ka përsëritur se zgjedhjet mbahen më 30 qershor dhe këtë s'ka kush ta ndalë.

"Konkurrentët ishin rrugës, një çetë e vogël atje, grupe të shpërndara në rrugë , që të kujtojnë grupet e enveristëve në 1990 dhe në fillim të 1991 kur dilnin të frenuar të pa frenueshmen. Sot dalin për të frenuar drejtësinë, por nuk kanë për t'ia dalë. Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor, nuk e luan as topi dhe as burri i fallxhores", ka thënë ai, raporton tch.