Rajon-Botë

Rajon-Botë

Stoltenberg paralajmëron mundësinë e anëtarësimit të Maqedonisë V. në NATO brenda dhjetorit

Publikuar më 27 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shpreson se procesi i ratifikimit të protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancën Atlantike mund të përfundojë brenda dhjetorit, kështu që Shkupi mund të bëhet anëtar me të drejta të plota në takimin e ardhshëm të NATO-s në Londër.

"Të gjitha vendet anëtare kanë nënshkruar protokollin e pranimit në muajin shkurt, pas të cilit është faza e ratifikimit nga ana e parlamenteve respektive, një proces që ecën përpara në mënyrë të drejtë të shpejtë. Do të ishte mirë që çdo gjë të përfundonte brenda dhjetorit, kur udhëheqësit e Aleancës do të takohen në Londër'', theksoi Stoltenberg.

"Maqedonia e Veriut i plotëson standardet dhe kushtet për anëtarësim", tha sekretari i përgjithshëm, i cili ka përsëritur falënderimet e kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras për guximin e treguar për zgjidhjen e emrit.