Rajon-Botë

Rajon-Botë

OKB: Të merren masa ndaj krizës së refugjatëve në Amerikën Veriore

Publikuar më 28 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHCR) u bëri thirrje të gjitha vendeve për të vepruar pasi në mediat sociale u bë virale një foto që tregonte një baba dhe të bijën e tij të cilët ishin mbytur në përpjekje për të kaluar kufirin në SHBA përmes lumit Rio Grande.

UNHCR-ja bëri thirrje që të gjitha vendet e rajonit të ndërmarrin hapa të menjëhershme dhe të koordinuara për të parandaluar tragjeditë e mëtejshme si kjo e fundit.

"UNHCR-ja po ashtu ka ofruar propozime për mënyrat për të përmirësuar dhe përforcuar procedimin e azilkërkuesve në SHBA, duke përfshirë kushtet e ndalimit", njoftojnë burime nga kjo organizatë e OKB-së.

"Vdekjet e Oscarit dhe Valerias paraqesin një dështim për të trajtuar dhunën dhe dëshpërimin që i shtyjnë njerëzit të bëjnë udhëtime të rrezikshme për perspektivën e një jete në siguri dhe dinjitet", tha Filippo Grandi, komisioner i lartë i OKB-së për refugjatët.